Ndryshimet klimatike, Spiropali në Baku: Jo më qëndrime asimetrike, të sillemi si bij të planetit

Data

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka qenë e pranishme në takimin parlamentar për ndryshimet klimatike, që po mbahet në Azerbajxhan në margjinat e Samitit Cop 29, ku ka kërkuar nga të gjithë që të sillen si bij të planetit dhe jo si zotër të tij.

Në fjalën e saj të rastit në këtë takim, Spiropali ka thënë se nuk duhet të ketë më qëndrime asimetrike në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe se ndryshimet e klimës, ndotja e mjedisit, apo vrasja e planetit, nuk duhet mbuluar me “fjalë të bukura”

“Ekonomitë, prodhuesit, konsumatorët dhe dëmtuesit më të mëdhenj të klimës, të mbajnë përgjegjësitë më të mëdha”, kërkoi ndër të tjera kryeparlamentarja.

Teksa, për Shqipërinë, tha se ka përparësi reduktimin e emetimeve, shtimin e energjisë së rinovueshme diellore, si edhe atë përmes erës.

Kuvendi i Shqipërisë, sipas saj, ka rol përcaktues për kthimin e objektivave klimatike në masa ligjore. Teksa, nuk ka lënë pas edhe përmendjen e shpalljes së lumit Vjosa si Park Kombëtar, i cili është edhe Parku i parë Kombëtar i lumenjve të egër në Evropë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related