Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me një aferë të dyshuar korrupsioni në AKSHI, duke pretenduar për përfshirje të zyrtarëve të lartë dhe lidhje me tendera të dyshimtë.
Në një deklaratë publike, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po promovon një model qeverisjeje të bazuar në heshtje dhe bindje ndaj pushtetit.
Sipas saj, kjo filozofi u artikulua hapur nga Rama gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të AKSHI-t, duke i bërë thirrje administratës që të “mbajë gojën e mbyllur”.
Në qendër të akuzave është kompania “First shpk”, e cila, sipas opozitës, dyshohet se është pjesë e një rrjeti korrupsioni dhe pastrimi parash. Kompania rezulton në pronësi të vëllait të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
