Në një vendim të marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar **Arben Çukon** si prefekt i Fierit dhe **Plator Nesturin** si prefekt i Vlorës.
Si pasardhës, për Fierin është emëruar **Anduel Xhindi**, djali i ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, ndërsa për prefekt të Vlorës është zgjedhur **Evis Allushi**.
Kryeministria njoftoi se ndryshimet lidhen me reformimin e institucioneve të Prefekturave, të cilat sipas Ramës “kanë humbur peshën dhe kuptimin” dhe kanë nevojë për ripërtëritje dhe efikasitet në shërbim të qytetarëve.
