“BE i kthen kurrizin Ramës”/ Ish-ambasadori ‘shpërthen’: Ky regjim është bërë barrë, Europa s’e përtyp më propagandën

Data

Ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi në një intervistë për një emision televziv se Bashkimi Evropian po sinjalizon qartë një ndryshim qasjeje ndaj regjimit të Edi Ramës, duke e konsideruar raportin e fundit një pasqyrim të realitetit të deformuar në Shqipëri.

“Në fakt po duket një raport i ri në Bashkimin Evropian, për atë realitet që ju e thatë me të drejtë, që është njohur prej kohësh gjatë rezistencës ndaj këtij regjimi pothuajse 12-vjeçar në Shqipëri,” tha Nesho.

Sipas tij, tashmë ngjarjet në vend po pasqyrohen në mënyrë të rregullt nga institucionet evropiane dhe kjo tregon një lodhje e madhe me qeverinë aktuale. Nesho theksoi se ky regjim po bëhet gjithnjë e më i papranueshëm për Brukselin, pavarësisht përpjekjeve të tij për të maskuar realitetin përmes klientalizmit dhe fasadës së reformave.Duke iu referuar dy raporteve të fundit, ish-ambasadori nënvizoi se nuk ka parë ndonjëherë më parë një zë kritik kaq të detajuar nga Brukseli, ku evidencohen qartë problematikat madhore me korrupsionin në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi, policia, prokurimet publike dhe drejtësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related