Gazetari Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televiziv, komentoi hapjen e fushatës elektorale nga liderët e opozitës dhe mazhorancës.
Sipas tij, Sali Berisha ishte shumë më konkret dhe i drejtpërdrejtë në paraqitjen e tij, duke bërë një radiografi të qeverisjes së Edi Ramës që nga viti 2013 dhe duke dhënë gjithashtu premtimet e tij për të ardhmen.
Në krahasim, Vangjeli tha se Edi Rama nuk arriti të ishte po kaq i qartë dhe konkret. Ai theksoi se për Ramën, arma e vetme që i kishte mbetur në këtë fushatë ishin batutat, duke u përpjekur të luajë në fushën e humorit dhe ironisë.
