Rama: Po bëjmë çmos të rrisim pensionet, bonusi i fundvitit do të jetë më i lartë

Data

Kryetari i PS, Edi Rama ndërsa prezantoi dje nismën “Deputeti që Duam”, para 108 aplikantëve u ndal edhe tek pensionet. Kryeministri tha se po bëjnë çmos për rritjen e tyre, ndërsa njoftoi se këtë vit mund të ketë edhe një rritje të bonusit të fundvitit. “Pensionet janë faktikisht ajo që shteti, shoqëria, arrin të rishpërndajë në funksion të kontributeve që mbledh. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që misioni ynë është i përmbushur kur ne i kemi dhënë rritjes ekonomike, dimensionin e saj gjithëpërfshirës. Nga një rritje ekonomike që shihet qartësisht në shifra dhe fakte, tek një rritje që ndihet në arkën e të gjitha kategorive, ka një distancë për të përshkruar në mënyrë që të gjithë të marrin pjesën e tyre nga ekonomia gjithëpërfshirëse, por në të njëjtën kohë, shteti të qëndrojë në nivele të forta.

Ne të bëjmë çmos për t’i rritur pensionet por të mos biem në kurthin e iluzioneve sepse ne nuk mund t’i gënjejmë gjyshërit dhe gjyshet. Të bëjmë gjithçka që bonusi i fundvitit të jetë më i lartë nga ai që është tradicionali. Në këtë moment ne kemi një ekonomi, e cila mund të na japë atë që mund të marrim prej sa për të ia kaluar pensionistëve dhe këtu është dallimi i madh mes nesh dhe të gjithë atyre që vijnë vërdallë. Ata duan të largojnë PS-në, por se çfarë bëjnë me pushtetin nuk është vështirë ta parashikosh kur e shikon se çfarë bëjnë me veprimet e tyre”, deklaroi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related