Rama: Nuk tërhiqemi nga projekti i Portit të Porto Romanos, do të ndërmarrim hapin tjetër

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti për ndërtimin e portit në Porto Romano, pavarësisht tërheqjes së kompanisë që ishte përfshirë në projekt.

Në një konferencë për gazetarët, Rama tha se tërheqja e kompanisë ka ndodhur për arsye ekonomike dhe se qeveria po përgatit një hap të ri për të vijuar projektin, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kreu i qeverisë u shpreh se ata që mendojnë se projekti është bllokuar e kanë gabim dhe se zhvillimi i portit do të vazhdojë në një formë tjetër.

“Nuk kemi informacion që të ketë pasur ndonjë komponent tjetër që ka ndikuar në tërheqjen e kompanisë. Por dua t’u jap një mesazh atyre që kanë penguar portin dhe që fërkojnë duart duke menduar se ia dolën. E kanë shumë gabim, sepse thjesht kanë hapur një rrugë tjetër”, tha Rama.

Ai shtoi se qeveria po përgatit hapin e radhës për realizimin e projektit dhe theksoi se askush nuk mund të nënshtrojë qeverinë shqiptare, qoftë nga brenda apo jashtë vendit.

Porti i Porto Romanos konsiderohet një nga projektet strategjike të infrastrukturës portuale në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related