Paraditen e sotme, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën publike për çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme.
Pak para nisjes së seancës janë zbardhur edhe përfaqësuesit institucionalë që do të marrin pjesë në këtë proces me rëndësi të veçantë kushtetuese. Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga këshilltari Ilir Rusmali, shefi i kabinetit Hemioni Braho dhe drejtoresha e përgjithshme Eriola Shia.
Nga Kuvendi i Shqipërisë, në seancë do të jetë e pranishme drejtoresha juridike Mimoza Arbi, ndërsa qeveria do të përfaqësohet nga drejtori juridik Herald Jonuzaj.
Seanca konsiderohet kyçe për përcaktimin e kufijve të kompetencave mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, si dhe për fatin politik dhe institucional të Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të ketë ndikim të gjerë në raportet mes institucioneve dhe në precedentët e ardhshëm kushtetues.
