Rama: Nevojitet reflektim ndërinstitucional për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar një episod që, sipas tij, ka ndodhur në ambientet e Kryeministrisë, ku disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) nuk kanë respektuar rregulloren e sigurisë së Gardës së Republikës.

Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama deklaroi se agjentët kishin hyrë në godinën e Këshillit të Ministrave pa pranuar të linin armën në hyrje, siç parashikohet nga rregullorja e sigurisë së lartë. Sipas kryeministrit, ky veprim përbën një sinjal shqetësues që kërkon vëmendje dhe reflektim institucional.

Megjithatë, Rama theksoi se ky rast nuk duhet interpretuar si dështim i drejtësisë së re apo humbje e sensin të saj. Ai u shpreh se nuk ndjek logjikën e “dënimit me indicie” dhe se episode të tilla nuk provojnë se strukturat e reja të drejtësisë e shohin veten mbi ligjin apo mbi shtetin.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e garantimit të plotë të suksesit të Reformës në Drejtësi dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke theksuar se ky proces historik duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

“Duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, por njëkohësisht nuk mund të lejojmë që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe funksionimin e administratës dhe ekonomisë së vendit”, u shpreh Rama.

Ai bëri thirrje për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional, me qëllim që të shmangen mendësitë e vjetra dhe të forcohet besimi publik në sistemin e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related