Rama nën presion: marrëdhëniet me SHBA në pikën më të ulët, izolim diplomatik dhe sinjale të forta nga Uashingtoni

Data

Kryeministri Edi Rama duket se po përjeton krizën më të thellë diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga vitet e errëta të regjimit hoxhist. I injoruar totalisht nga administrata Trump dhe i përjashtuar nga çdo tryezë e nivelit të lartë ndërkombëtar, Rama ka shpërthyer dje në sulme ndaj SHBA në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, ku foli gjatë për procesin e integrimit të Shqipërisë. Ai tha se vetëm BE di të ndërtojë shtet, kurse Amerika i rregullon gjërat vetëm me bomba dhe pastaj me predikime. “Po bëjmë këtë detyrë që ta bëjmë Shqipërinë ndryshe.

Dhe ta bëjmë Shqipërinë më… më evropiane, më demokratike, më të bazuar te institucionet e veta e jo te figurat e veta, e kështu me radhë. Pra, Bashkimi Evropian është i vetmi burim i këtij lloj përvoje. Nuk e gjen askund tjetër. Po marr shembullin e Afganistanit apo Irakut. Ata dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian. Dhe sepse askush tjetër nuk di të ndërtojë një shtet me institucione. Amerikanët nuk kanë durim për këtë punë. Ata e kanë filozofinë e rregullimit të gjërave me bomba. Dhe pastaj me predikime. Por… procesi i gjatë është diçka që vetëm Bashkimi Evropian di ta bëjë. Dhe diçka që vetëm Evropa e ka, le ta quajmë një thesar s’po them thesar kombëtar se s’është vetëm një komb, është thesar i këtij kontinenti”, tha Rama.

Çfarë ka ndodhur?

Rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë vazhdon të prodhojë një efekt domino në mbarë botën, por veçanërisht në Ballkan, ku tensionet gjeopolitike, korrupsioni i lartë i lidershipit dhe ndikimi i rrjeteve globaliste kanë qenë faktorë të ndjeshëm për më shumë se një dekadë. Por ky kthim i Trump nuk ka qenë thjesht një rotacion administrativ, ka qenë një prerje brutale e fijes së vjetër të lidhjeve politike, ekonomike dhe ideologjike që ishin ngjizur për vite me radhë mes disa liderëve të rajonit dhe rrjetit Soros. Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë disa muaj më parë, i cili  ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më i madh i sigurisë në historinë e Holandës e evidentoi më së miri këtë fakt. Në këtë Samit, Rama përjetoi një goditje të madhe. Kryeministri nuk arrtit t’i japë as dorën Donald Trump dhe jo më të bënte foto. Burime bëjnë me dije stafi i Trump dyshohet se ka urdhëruar bodigardët që Rama të mos i afrohet presidentit në asnjë moment. Termi bufoni i Sorosit (kukulla e Sorosit) vazhdon të përdoret brenda rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Trump për të përshkruar kryeministrin shqiptar.

Përjashtimi nga ceremonia e anijes “USS Mount Whitney”

Kriza mori përmasa të dukshme dhe në momentin kur anija gjigante amerikane “USS Mount Whitney” mbërriti disa javë më pare në Shqipëri. Rama jo vetëm që nuk ishte i ftuar, por edhe u la të kuptonte qartë se SHBA nuk e sheh më si figurën qendrore të partneritetit dypalësh. Në skenën e Porto Romanos, të gjithë reflektorët ishin mbi Presidentin Bajram Begaj, i cili u falënderua publikisht nga Nancy Van Horn për “partneritetin e ngushtë dhe sigurinë që i garanton NATO-s”. Heshtja totale për Ramën dhe lënia jashtë takimit foli më shumë se çdo fjalë.

Izolimi i plotë

Goditja tjetër edhe te viza e refuzuar e kryeministrit drejt New York-ut në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet nga Presidenti Begaj, ndërsa kryeministri mbetet i bllokuar në Tiranë. Ky vendim nuk është thjesht çështje protokolli, por sinjali më i fortë se Uashingtoni nuk e njeh më Ramën si figurë legjitime për të folur në emër të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare. Kujtojmë gjithashtu se disa ditë më parë zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mark Fleming, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues politikë në Shqipëri, por ai shmangu Edi Ramën.

Një tjetër goditje është sanksionimi i një familjeje shqiptare nga Departamenti i Thesarit si kërcënim për sigurinë e SHBA. Bëhet fjalë për Luftar Hysën, i cili është akuzuar si i lidhur me qarqet financiare të një prej karteleve meksikane të narkotrafikut, përkatësisht Sinaloas. Publikimi i këtij vendimi të Departamentit Amerikan të Thesarit nuk u bë sepse Hysa është personazh politik apo armik publik i SHBA, por sepse ai është një njeri i rëndësishëm për qeverinë e Edi Ramës. Jo vetëm e ka takuar, por ka marrëdhënie të tilla që DEA dhe qeveria amerikane i kanë zbuluar, marrëdhënie me rëndësi politike për Shqipërinë.

Konkretisht, qeveria amerikane nuk ka goditur Luftar Hysën, por Edi Ramën, dhe duhet thënë se e ka goditur shumë fort: duke e cilësuar një person të afërt me një narkotrafikant ose pastrues parash të narkotrafikut. Të gjitha këto sinjale tregojnë se Edi Rama ka humbur statusin e partnerit strategjik të SHBA. Lidhja e tij me Soros e ka futur në “listën e zezë” të Uashingtonit. Shqipëria rrezikon të paguajë çmimin e këtij izolimi të heshtur, ndërsa mesazhi i qartë amerikan është se Ramën nuk e shohin më si të besueshëm dhe të dëshiruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related