Kryeministri Edi Rama, nga selia e OKB, New York, teksa mbante fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin e së Ardhmen, është shprehur se Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj.
Kryeministri është shprehur se në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura me kërcënimin për armët bërthamore, ndësa shtoi se sot bota ka ndryshuar dramatikisht.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi më tej se të gjitha vendet e botës sot nuk janë të sigurta, pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë, e pasurisë.
“Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe të gjitha angazhimet e saj. Angazhimet nuk janë të mjaftueshme, ato duhet të zbatohen, te përmbushen. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë”, tha Rama.
Edi Rama: Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura më kërcënimin për armët bërthamore. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë, e pasurisë. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku. Veprimi shumëpalësh është një nevojë urgjente.
