Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Aman të Jordanisë për një vizitë zyrtare, ku është pritur me ceremoni nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Vizita përkon me 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë në Shqipëri.
Gjatë takimit, Mbreti i Jordanisë i ka rezervuar kryeministrit shqiptar një mikëpritje të veçantë, ndërsa dy liderët kanë zhvilluar bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.
Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku shprehet i nderuar për pritjen:
“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan ai.
Vizita e Ramës në Jordani synon thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe atë në fushën e sigurisë, duke forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe mbretërisë jordaneze.
