Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Data

Ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama deklaroi se në takimin me presidentin Macron është diskutuar edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

“Folëm me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Më vjen shumë mirë, sepse kjo është diçka sa e vogël në përmasë, aq kuptimplotë në marrëdhënie”, tha Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi gjithashtu vizitën e mëparshme të presidentit francez në Shqipëri, kur ndodheshin në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila atëherë ishte në proces transformimi në një qendër kulturore.

“Sot do të jetë kënaqësi ta shoqëroj presidentin për ta parë këtë projekt në veprim. Praktikisht, kurba e transformimit nga një ngrehinë e degraduar e mbetur nga e shkuara, në një qendër që i jep energji të ardhmes, është simbol i marrëdhënies mes dy vendeve,” theksoi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related