Rama: Më akuzonin se do bëhesha si Putini, por pa 84 votat tona negociatat me BE do i kishin bllokuar “molotovarët”

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumica e fortë parlamentare e Partia Socialiste e Shqipërisë ka qenë vendimtare për avancimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Evropian.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së në Elbasan, Rama tha se dikur kundërshtarët e akuzonin se kërkonte pushtet të përqendruar dhe se “do të bëhej si Putini”, por sipas tij zhvillimet politike kanë treguar të kundërtën.

“Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se në fund të janarit parlamenti miratoi 27 ligje të lidhura me procesin e negociatave me BE-në, ku sipas tij shumica kërkonin minimumi 84 vota.

Ai pretendoi se nëse PS nuk do të kishte numrat aktualë në Kuvend dhe opozita do të kishte më shumë ndikim, negociatat do të ishin bllokuar.

“Përfytyroni sikur ne të kishim 75 vota dhe të tjerat t’i kishin molotovarët, ku do ishim sot? Atëherë po, do na ishin bllokuar negociatat dhe parlamenti”, u shpreh Rama.

Sipas tij, opozita do të përdorte kushtëzime politike për të penguar procesin europian të Shqipërisë, ndërsa ai falënderoi qytetarët për mbështetjen që i dhanë PS-së në zgjedhje.

“Ne duhet t’u puthim duart atyre që na dhanë ato vota, jo për këto karrige, por për forcën që ato vota kanë në parlament për të realizuar negociatat”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Rama deklaroi se objektivi i mazhorancës mbetet mbyllja e negociatave me BE-në dhe, sipas tij, “mbyllja përfundimtare e një kapitulli 500-vjeçar të historisë shqiptare”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related