Qeveria shqiptare vendosi që të mbyllë aplikacionin Tik-Tok duke nisur nga janari e përgjatë një viti për shkak se rrjeti në fjalë ushqen dhunën mes adoleshentëve.
Në lidhje me këtë eksperti i IT Maris Basha, i ftuar në një interviste televizive, u shpreh se nuk e sheh si një zgjidhje mbylljen e këtij aplikacioni
Ai tha se nëse ndryshohet VPN qytetarët mund të përdorin përsëri Tik-Tok, ndërsa shtoi se ka me qindra dhe mijëra shqiptarë që e përdorin atë.
Sipas tij mbyllja e Tik-Tok mund të ketë një ndikim negativ kryesisht për ata që e përdorin për biznes.
“Besoj se nuk është zgjidhje të mbyllet tiktok, nuk besoj se do këtë efekt të matshëm në uljen e kriminalitetit apo përmbajtjeve jo të hijshme në internet. Nuk e di pse po ndodh sepse në teori tiktok është i detyrueshëm të zbatojë ligjet mbi përmbajtjet e çdo shteti ku funksionon, më e rëndësishme është të ketë një kuadër ligjor që ndalon disa sjellje në internet dhe duke bashkëpunuar me platformat që ky ligj të jetë aktiv dhe këto përmbajtje të mos lejohen.
