“1 milion shqiptarë në varfëri”, Xhixho akuzon qeverinë e Ramës për krizën ekonomike: Vendi është në gjendje të rëndë

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, teksa ndodhet në protestën e Partisë Demokratike, foli për mediat.

Xhixho tha se 1 milion shqiptarë jetojnë sot në varfëri, sipas të dhënave të INSTAT. Ajo shtoi se vendi është në gjendje të rëndë, duke thënë se kjo diktaturë duhet të shkatërrohet.
Erisa Xhixho: Vendi është në gjendje të rëndë. 1 milion shqiptarë jetojnë në varfëri, sipas INSTAT. Çdo shqiptar do të luftojë në këtë betejë, për dinjitetin e tij.

Vendi është në një diktaturë, e cila duhet të shkërmoqet. Regjimi i Ramës ka larguar rininë drejt Europës e botës, sepse jetesa në vend është bërë e pamundur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related