“Rama mbron krimin!” – Berisha: Protestë pa kthim deri në largimin e tij nga pushteti

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të personave të përfshirë në krimin e organizuar, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të bllokuar drejtësinë dhe zbatimin e ligjit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në nivelet më të larta të pushtetit po veprojnë për të penguar vendimet e prokurorisë dhe gjykatave, duke mbrojtur sipas tij figura të lidhura drejtpërdrejt me organizata kriminale.

Sipas Berishës, “kapo i kapove” i kësaj situate është vetë Edi Rama, të cilin e akuzoi si të ngërthyer nga krimi dhe i detyruar të mbrojë interesat e tij dhe të rrethit të tij politik.

Ai theksoi se shpresa e vetme për ndryshim mbetet reagimi i qytetarëve dhe bëri thirrje për një revoltë paqësore, të qëndrueshme dhe pa afat, deri në largimin e kryeministrit nga pushteti.

Berisha deklaroi se protestat nuk duhet të jenë simbolike apo të përkohshme, por të vazhdueshme, duke theksuar se sheshet dhe bulevardi duhet t’u përkasin qytetarëve për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të arritur largimin e qeverisë aktuale.

Ai shtoi se opozita do të punojë për të mobilizuar qytetarë të gatshëm për sakrifica, duke e cilësuar qeverinë aktuale si regjimin më të urryer dhe më armiqësor për shqiptarët pas diktaturës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related