Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit lokalë, publikon pamjet nga përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit

Data

Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ku secili drejtues qarku pritet të japë emrat.

Vendimi final për listat e kandidatëve do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.

Gjithashtu kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë 4 kryetar bashkie, Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit. Këta kryebashkiakë shihen të jenë prezent ne takimin me kryeministrin.

Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related