Rama kërcënon me burg bizneset: Mos luani me zjarrin, deklaroni pagën e plotë të punonjësve

Data

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar me burg, të gjitha bizneset, që nuk deklarojnë pagën e plotë të punonjësve dhe shmangin pagesën e sigurimeve shoqërore. Ndërsa ka nisur fushatën për t’ju mbushur mendjen të moshuarve se përse nuk po ju rrit pensioneve, Rama zgjodhi këtë herë një biznes, për të dhënë paralajmërimin ndaj tyre, se do të kenë masa administrative dhe penale, në rast se nuk paguajnë të plota, kontributet për punonjësit e tyre. “Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e tyre të jetë sa më e qetë, që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe ata që krijojnë punë në këtë vend që janë sipërmarrjet dhe që paguajnë për punën, kamë detyrimin që çdo qindarkë, të çdo pagese, për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojë pensionistëve.

Ky është detyrim i çdo kujt që merr një pagë, e ndërkohë që në sektorin publik ky detyrim është i përmbushur se nuk varet nga sjellja e personit që paguhet, po derdhet në arkën e sigurimeve shoqërore. Nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat”, tha kryeministri Rama. Për kryeministrin Rama mosdeklarimi real i pagave është një problem i madh që duhet adresuar me urgjencë. E nëse nga bizneset nuk do të ketë reflektim, kreu i qeverisë paralajmëron masa të rënda administratave, por edhe penale. “Kemi një problem të madh me deklarimin e pagës reale. Një problem shumë i madh që ne jemi shumë të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë përmirësim të shpejtë dhe një adresim të shpejtë. Besoj se kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative, dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related