Rama jep lajmin: Lahuta shpallet zyrtarisht pjesë e listës së UNESCO-s

Data

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se lahuta, një nga instrumentet më të vjetër dhe simbolikë të kulturës shqiptare, është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, në kategorinë për mbrojtje urgjente.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai theksoi rëndësinë e këtij vendimi për identitetin kulturor shqiptar.

“🇦🇱 LAHUTA, PJESË E UNESCO-s ⭐️

🪕 Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente 🤝🇦🇱”, shkroi Rama.

Ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e një tradite të lashtë, së cilës i rrezikonte zhdukja për shkak të përdorimit në rënie dhe mungesës së trashëgimtarëve të zanatit. Me futjen në listën e UNESCO-s, pritet që lahuta të mbrohet dhe të promovohet ndërkombëtarisht si pjesë thelbësore e kulturës shqiptare.

🔹 Lahuta njihet për rolin e saj historik në epikën legjendare shqiptare, veçanërisht në këndimin e këngëve kreshnike dhe përçimin brez pas brezi të historisë, identitetit dhe traditave të veriut të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related