“Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Data

Protestuesit janë larguar nga sheshi “Skënderbej” dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe disa fjalime.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin disa nga sloganet e dëgjuara gjatë tubimit.

Kjo është dita e 44-t e protestave kundër qeverisë, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related