Koçeku takohet me eurodeputeten Emma Fourreau: Mjedisi nuk njeh parti, natyra ose mbrohet, ose humbet

Data

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është takuar me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për çështjet mjedisore e sociale, Emma Fourreau, e cila ka mbërritur në Tiranë për të mbështetur protestën qytetare.

Sipas Koçekut, gjatë takimit u diskutua për problematikat mjedisore në Shqipëri dhe për rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.

“Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabuara. Ajo ose mbrohet, ose humbet”, shkroi Koçeku në reagimin e saj.

Ajo theksoi se mbrojtja e natyrës nuk duhet të konsiderohet pengesë për zhvillimin ekonomik, por një provë e përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve dhe standardeve europiane.

Sipas saj, mënyra se si një shtet administron pasuritë natyrore tregon edhe seriozitetin e angazhimit të tij në procesin e integrimit europian.

Koçeku bëri të ditur se eurodeputetja Fourreau ka ardhur në Tiranë për të shprehur mbështetjen ndaj protestës dhe kërkesave që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related