Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin.
Dihet tashmë marrëdhënia dhe miqësia që Rama ka me kryeministren e Italisë. Pikërisht atëherë kur u përball me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ai nuk kurseu asnjë detaj për të shfaqur “respektin” e tij të thellë. Po flasim për një veprim që mund të krahasohet më shumë me një akt teatri sesa me një manifestim të marrëdhënieve ndërkombëtare
Rama zgjodhi ta ulë veten në gjunjë kur Meloni iu afrua, duke e bërë këtë moment të duket si një skenë e drejtuar nga një regjisor i panjohur i komedisë. Më pas mes të qeshurash dy homologët janë përqafuar. Marrëdhënia mes dy liderëve, që është shpesh e lavdëruar për angazhimin në projekte të përbashkëta, u transformua për disa sekonda në një shfaqje “emocionuese” – ndërsa të pranishmit, që sigurisht nuk e prisnin këtë “kult të nderimit”, filluan të qeshin.
