Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, duke folur mbi hetimet e SPAK-ut për kreun eFondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, tha se hetimet lidhen me tre tendera të dyshimtë me vlerë 12 milionë euro të kryer nga FSHZ-ja. Llabani tha se Agolli mbushi “gropat” e lëna nga Benet Beci, ndërsa tashmë ky i fundit “do t’i mbushë gropën Agollit”. Analistja vë në dukje se kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë me fondet e BE-së, duke shtuar se ata do të përfundojnë në burg, nëse bie në qeli ish-ministrja Krifca.
“Më bën përshtypje ngritja e një hetimi kaq masiv, detajoz, për një individ të vetëm. Thirrja e Agollit në SPAK pason thirrjen e Benet Becit në SPAK. Ku bëhet lidhja, lidhja bëhet që Beci ka qenë paraardhës i Agollit në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ajo që mbetet për t’u parë, është materiali i zyrës Anti-Korrupsion të PD…e Lidhin tre tendera që janë kryer nga FSHZH e Agollit, me procedura të dyshimta, janë akorduar plot 12 milionë euro, këto 12 milionë euro kanë qenë vetëm për rregullimin e disa urave dhe projekteve që s’kanë përfunduar asnjëherë në qytetin e Shkodrës. E thënë thjesht Agolli ka mbushur gropat e lëna nga Beci. Nëse vazhdojmë me këtë logjikë i bie që tani Beci do t’ia mbushi gropën Agollit. Këta kanë bërë as shumë dhe kanë patur një zinxhir postesh, sa që nuk dihet me kë duhet ta fillojë dhe ta mbarojë SPAK-u.
Do të thotë një hapja e një skandali, në mënyrën si funksionojnë institucionet, bashkitë, mënyra si aplikojnë dhe shpallen aty për aty fitues, si bëhen pronarë të fondeve që vijnë nga shtetet e BE për të ndihmuar Shqipërinë në sektorët që kanë nevojë. Këta as nuk ruhen. Shko investo jashtë të paktën! S’mund të investosh këtu resorte, hotele, i shkruajnë në QKR me emrat e tyre…jeta që bëjnë, etj. etj. Sepse për atë formularin e deklarimit e kanë gjetur zgjidhjen. Nëse do shkojë Krifca në burg, këta do përfundojnë aty bashkë me Krifcën. Kjo është skemë e tërë. Jo KLSH të kemi…Ka ardhur dita të bëhet spakizmi edhe KLSH-në”.
Llabani tha se duhet një hetim pasuror.
“Nuk besoj se SPAK do mbyllë sytë përballë likujditeve të tilla. Mendoj që Kontrolli i Pasurisë së këtyre personave duhet të jetë primar. Drejtësia amerikane thotë ‘ndiq paranë’. Me ardhjen e Dumanit kemi risjelljen e ligjit anti-mafia dhe kalimin në sitë të pasurive të zyrtarëve të lartë. Pasuritë e tyre s’kanë të sosur. Drejtuesit e bashkive, që kanë në kokë këta personazhe, s’mund të jenë pa dijeni. Edhe te SPAK-u kanë tentuar të korruptojnë. Dritan Agolli është maja e ajsbergut. Do të marrë me vete Becin apo jo…”
