E quajti “hallexhie”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: O satelit pa bisht, ne do të kthejmë në tokë

Data

Monika Kryemadhi i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit duke e quajtur “hallexhie”.

“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”, shkruan Kryemadhi në llogarinë e saj në “Facebook”.

I pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë ka biseduar me Kryemadhin, Rama u shpreh se nuk flet me njerëz që janë në hall. Gazetari ngulmoi duke i thënë nëse është vetë në hall nga këto mesazhe, kryeministri tha se nuk ka probleme të kësaj natyre.

Blendi Fevziu: Çfarë mesazhesh keni shkëmbyer me Monika Kryemadhin? A ka pasur pazare politike, të vendosim këtë drejtor, të vendosim këtë, të heqim këtë?

Edi Rama: Më vjen shumë keq zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në hall të madh nuk debatoj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related