“Rama i shqetësuar nga vota e diasporës”, Baçi: Opozita të lërë mënjanë egot dhe të bashkohet përballë kryeministrit

Data

Analisti Agim Baçi në një emision televiziv duke folur për mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe porositë e Kryeministrit për identifikimin e emigrantëve brenda dhjetorit, tha se vota e diasporës është e panjohur.

“Nëse diaspora ushtron të drejtën e votës mund të përmbysin çdo rezultat i prodhuar në Shqipëri. Është një votë e panjohur dhe nëse votojnë të gjithë ata që kanë të drejtën e votës, mund të prodhojnë rezultate krejt të tjera”, tha Baçi.

Ai tha se Rama e kërkon si kryetar i PS-së dhe jo si Kryeministër regjistrin për emigrantët me të drejtë vote.

“E vërteta është se vota e emigrantëve është e panjohura e zgjedhjeve të 11 majit. Është potencial që mund të ndryshojë qeverisjen”, tha Baçi.
Analisti tha se pas 3 mandateve, Kryeministri Edi Rama nuk ka më asnjë lloj morali që të justifikohet për ato që nuk ka bërë, nuk ka se kë të fajësojë.

“Gjatë gjithë kohës thotë: kundërshtar kemi vetveten. Pra Edi Rama nuk ka asnjë justifikim sepse nuk ka realizuar ato që ka premtuar”, tha Baçi.

Ai tha se Edi Rama duket se është i shqetësuar pasi e di pakënaqësinë e prodhuar për shkak të situatës ekonomike, por këtu shtoi edhe votën e diasporës, që nuk voton sikundër mund të votojnë qytetarët që janë në Shqipëri.

Përsa i takon opozitës, Baçi tha se duhet të zgjidhë raportet e brendshme. “Opozita duhet të vendosë se si do të dalë në zgjedhje, 2021 tregoi se një opozitë që nuk del bashkë në zgjedhje, favorizon Ramën. Ndaj edhe duhen gjetur rrugët më të mira, duhet të lihet mënjanë egoja personale”, tha Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related