“GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e Burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, i akuzuar për ndërhyrje në email-et e prokurorëve të SPAK”

Data

Njoftimi i GJKKO:

1. Kërkuesi Zambak Gjoni me datë 03.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dhënie informacioni në lidhje me hetimet e kryera për çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim”, baza ligjore neni 246 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 644, datë 24.10.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Zambak Gjoni me vendimin Nr.32, datë 14.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Zambak Gjoni akuzohet nga SPAK se së bashku me ish-punonjësin e IMT, Arnold Rrokaj kanë hyrë tek sistemet e email të 3 prokurorëve të posaçëm. Në dosje thuhet se personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por pa sukses.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related