AKSHI, Gjykata kërkon hetim për rolin e Daniel Shima

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit ka kërkuar nga SPAK të thellojë hetimet për rolin e Daniel Shima në aferat e dyshuara me tenderat në AKSHI.

Sipas dosjes hetimore, Shima, i konsideruar fillimisht si dëshmitar kyç, rezulton të ketë qenë pjesë aktive në procesin e paracaktimit të fituesve në procedurat e prokurimit publik. Gjykata vlerëson se ai dhe disa zyrtarë të tjerë kanë zbatuar urdhra të dyshuar kriminalë nga drejtues të institucionit.

Në dëshmitë e tij, Shima ka deklaruar se vendimet për fituesit e tenderave diktoheshin nga drejtuesit e lartë, ndërsa komisionet funksiononin vetëm formalisht për të legjitimuar procese të paracaktuara.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste janë krijuar gara fiktive, ku kompani të ndryshme paraqiteshin vetëm për të simuluar konkurrencën, ndërsa fituesi ishte i vendosur paraprakisht.

Një element kyç i skemës dyshohet të jetë përdorimi i kriterit të sigurisë për “Data Center”, i cili sipas hetimeve është përdorur për të përjashtuar operatorë të padëshiruar dhe për të kufizuar konkurrencën.

Gjykata ka kërkuar që hetimet të shtrihen edhe ndaj anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë, duke theksuar nevojën për përgjegjësi penale për të gjithë personat e implikuar në këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related