Ish-Presidenti Bamir Topi vlerëson se aktorët kryesorë të politikës shqiptare, përfshirë Edi Ramën dhe Sali Berishën, janë të vetëdijshëm për sistemin dhe rregullat që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Në një intervistë për një emision televiziv, Topi theksoi se Berisha e ka pranuar realitetin e pamundësisë së një fitoreje ndaj Ramës në sistemin aktual.
“Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë votues, siç ndodhi me Sali Berishën në zgjedhjet e fundit,” tha ai, duke nënvizuar se kjo është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Sipas tij, opozita mori një humbje në total, por vetë Berisha arriti një fitore personale.
