Klodiana Lala: Nëse SPAK gjen prova në celularë, Belinda Balluku rrezikon çështje të reja penale

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme në hetimet që po zhvillon SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas saj, nëse nga ekspertimi i celularëve të sekuestruar do të dalin prova konkrete, kjo mund të çojë në hapjen e çështjeve të reja penale ndaj Ballukut dhe personave të tjerë të përfshirë.

Hetimet janë fokusuar në dhjetëra pajisje elektronike të sekuestruara gjatë kontrolleve në banesat e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe mbi 15 biznesmenëve, për të cilët dyshohet se kanë komunikuar për paracaktimin e tenderëve publikë.

Lala theksoi se vendimet e GJKKO kanë lejuar këqyrjen e celularëve, duke i dhënë SPAK-ut hapësirë për të kërkuar prova të reja në kuadër të hetimit.

“Ekziston mundësia që nëse gjenden elementë penalë, të hapen çështje të tjera për fakte të reja,” u shpreh ajo.

Sipas gazetares, edhe personat e marrë në pyetje deri tani mund të japin informacione shtesë që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar.

Ajo shtoi se, pavarësisht kujdesit të personave të përfshirë, në raste të tilla gjithmonë mbeten gjurmë që mund të shërbejnë si prova për hetimin.

Në këtë kuadër, ekspertimi i celularëve dhe dokumenteve konsiderohet vendimtar për ecurinë e dosjes, ndërsa pritet të përcaktojë nëse akuzat do të zgjerohen më tej.

Lala përmendi edhe rastin e Evis Berberi, duke theksuar se vendimet gjyqësore ndaj tij kanë mbetur në fuqi, ndërsa përpjekjet për të kundërshtuar sekuestrimin e celularëve nuk janë marrë në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related