Ish-kryeministri Sali Berisha, Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se i kanë varur shpresat tek Richard Grenell dhe rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë për t’i shpëtuar ofensivës amerikane. Një fitore e Donald Trump i rregullon shumë punë Vuçiçit, pasi politikat e të forta të administratës “Biden” për njohjen e Kosovës me çdo kusht dhe shkëputjes nga influenca ruse si edhe orientimin e qartë drejt BE së fundmi e kanë vendosur në një pozicion shumë të vështirë përpara serbëve.
Nga ana tjetër, Rama shpreson për një fitore të Trump pasi kriza aktuale që ka me administratën Biden, mund ti ndërpresë mandatin. Në tavolinë me ta është dhe Sali Berisha, të cilit i janë mbyllur të gjitha urat e komunikimit dhe rrugët përtej oqeanit. Amerikanët përveç “listës së zezë” kanë nën mbikëqyrje dhe patronazh SPAK, i cili po çon pas hekurave personazhet që konsideroheshin të paprekshëm. I rrezikuar përveç Berishës është dhe Edi Rama, i cili ka dosje të hapura me drejtësinë. Shpresat e Ramës dhe Berishës janë që me fitoren e Trump, SPAK nuk do të ketë aq shumë mbështetje sa ka tani nga administrata “Biden”. Për të fituar simpatinë e ish-presidentit të SHBA Rama-Berisha dhe Vuçiç dyshohet se kanë futur në lojë Grenell
Lobimi
Ka qenë politikani serb nga Kosova, Boban Bogdanoviq, i cili së fundmi ka postuar në rrjetet sociale lajmin se Vuçiç i paguan Richard Grenellit 100 mijë dollarë në muaj. Sipas tij, Grenell, një ish-i dërguar i Trump për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përfaqëson hapur interesat e Serbisë kudo që e gjen veten. Ai ngre alarmin se çdo votë për Trump në Amerikë është një votë për shkëputjen e Veriut. Nga ana tjetër Grenell ka qenë personazhi kryesor së fundmi për të lidhur marrëveshjen e investimit të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri. Pra në këtë mes Grenell luan rolin e lobistit. Por ka dyshime se edhe kryeministri Rama ka caktuar një fond lobimi për besnikun e Donald Trump që nuk ka asnjë transparencë.
Njësoj si rasti i Tony Blair. Kjo është dhe arsyeja e mbështetjes së fortë që Grenell i bën jo vetëm Vuçiçit, por edhe Ramës dhe Berishës. Madje Grenell para disa muajsh fajësoi sekretarin e shtetit Antony Bliken, për të cilin la dyshime të hapur se nuk zotëron prova për shpalljen non-grata të Sali Berishës. Grenell u shpreh se në kohën kur ka qenë drejtor i inteligjencës, i ka kërkuar Blinkenit prova për akuzat ndaj Berishës por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Unë dhe shumë konservatorë të tjerë në Amerikë jemi shumë të shqetësuar me Blinkenin mendojmë se është i politizuar dhe është e trishtë se çfarë i ka bërë departamentit të shtetit.
