Departamenti i Shtetit i SHBA ka reaguar lidhur me paralajmërimet e fundit për rreziqe sigurie në Shqipëri, duke theksuar se mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioritet kryesor.
Në një përgjigje zyrtare, institucioni amerikan bëri të ditur se ambasadat dhe konsullatat shpërndajnë njoftime përmes programit STEP (Safe Traveler Alert Program), me qëllim informimin e qytetarëve për kërcënime të mundshme dhe ndihmën në marrjen e vendimeve për sigurinë e tyre.
Reagimi vjen pas njoftimit të Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë shtetas amerikanë dhe individë të lidhur me opozitën iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Sipas këtij paralajmërimi, objektiva të mundshme mund të jenë edhe vende publike si zona turistike, qendra tregtare, hotele, restorante dhe ambiente të tjera të frekuentuara.
DASH theksoi gjithashtu se, përveç njoftimeve të menjëhershme, publikon edhe “Travel Advisories”, të cilat japin një panoramë më të gjerë të situatës së sigurisë në vende të ndryshme.
