Raketat amerikane futen në punë, Ukraina sulmon brutalisht Krimenë, Rusia pëson dëme të mëdha

Data

Më 12 mars, administrata e presidentit amerikan Joe Biden papritur i dha Ukrainës një paketë armësh prej 300 milionë dollarësh, paketa e fundit e fondeve të miratuara nga Kongresi përpara se republikanët të marrin një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve në janar 2023. Pesë javë më vonë, ukrainasit më në fund filluan ta përdorin atë armë, shkruan Forbes Croatia.Paketa thuhet se përfshinte një numër të vogël raketash M39 me rreze të gjatë veprimi, të njohura gjithashtu si ATACMS. Të martën në mbrëmje, ushtria ukrainase qëlloi ndoshta të gjitha ato raketa në një bazë të vetme ruse në Krimenë e pushtuar. Dëmi ishte i madh, bazuar nga të dhënat e vetë Ukrainës. Pamjet nga baza ajrore Dzhankoy, rreth 160 kilometra në jug të frontit, konfirmojnë se rusët kanë humbur të paktën katër lëshues nga bateria e raketave me rreze të gjatë S-400. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se në sulm u shkatërrua edhe qendra e kontrollit për këto raketa, si dhe katër radarë shumë të vlefshëm të mbrojtjes ajrore. Nëse dëmi është aq i keq sa pretendon Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, mund të ketë qenë e vlefshme përdorimi i të gjitha raketave amerikane M39. Ukrainasit mund të pushojnë duke e ditur se me shumë gjasa do të marrin më shumë raketa ATACMS, ndoshta shumë të tjera. Kjo, për shkak se kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson i Luizianës, më në fund vendosi të mbajë një votim, mbi propozimin e Biden për të dërguar armë dhe ndihma të tjera në vlerë prej 61 miliardë dollarësh në Ukrainë deri në fund të vitit. Votimi u vonua sepse u kundërshtua nga një pakicë republikanësh pro-rusë në Dhomën e Përfaqësuesve, por është planifikuar për ditën e sotme dhe pritet të miratohet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related