Goditet tregtimi i paligjshëm në Vlorë, sekuestrohen 691 fishekzjarre

Data

Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në kuadër të masave të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat për hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare, është konstatuar një subjekt tregtar në lagjen “Hajro Çakërri”, ku u gjetën 691 copë fishekzjarre që tregtoheshin në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj pronarës së subjektit, një 64-vjeçare banuese në Vlorë, ka nisur procedimi penal.

Materialet procedurale janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qytetin për të parandaluar rreziqet që vijnë nga përdorimi dhe tregtimi i paligjshëm i fishekzjarreve.

Autoritetet apelojnë për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale gjatë festimeve të fundvitit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related