Gjatë një aktiviteti propagande në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, Edi Rama është përplasur me një qytetar, i cili i ka ngritur shqetësimet e tij
Qytetari i kërkoi rregullimin e rrugës për në banesën e tij, teksa la të nënkuptohej se banesën e kishte ndërtim pa leje, por legalizimin e kishte fituar përmes korrupsionit. Ai i tha se inspektorët e IMT-së i kërkojnë ryshfet 5 deri në 10 mijë euro për ndërtimin e një koteci pulash.
Rama iu drejtua qytetarit se ai duhet të ketë turp për mënyrën se si ia tha, dhe sipas kryeministrit, ai kishte shkuar aty për t’i hapë probleme, duke qenë se mazhoranca është mësuar vetëm me takime propagandë, ku fshihet e vërteta.
Pjesë nga Debati:
Qytetari: Përshëndetje. Quhet Izmir Noka, jam banues i njësisë numër 1. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë. Makina cop cop. Ndoshta jam jashtë teme, por dua t’i them ty. Uji po të vish këto në orën 7 shkon lumë në rrugë. Une nuk kam ardh këtu të them për legalizimet, sepse i kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD, besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë. Unë kam ardhur këtu të them për rrugën, sepse po bëjmë makinat copa. A ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave. Dhe diçka të fundit: një gjë të vogël që do të bësh, bie fjala një kotec pulash, të vijnë këto institucione IKMT IMT, polici bashkiake dhe të kërkojnë para, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, por jo zbatimin e ligjit, shihe vetë këtë.
