Kandidati i koalicionit PD–ASHM për qarkun e Tiranës, Ethem Aga shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria, nën drejtimin e Edi Ramës, renditet si një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.
Sipas tij, ulja e çmimit të naftës do të ndikojë tek fermerët, familjarët dhe kompanitë.
Postimi i plotë:
PD–ASHM angazhohet për një ulje të menjëhershme prej 40% të çmimit të naftës, duke lehtësuar barrën ekonomike për qytetarët dhe bizneset shqiptare.
