Qeveria miraton subvencion 50 lekë për litër nafte për transportin publik, Enea Karakaçi: Efektet do të nisin nga marsi

Data

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik me 50 lekë për çdo litër nafte, si masë për përballimin e rritjes së çmimeve të karburanteve.

Lajmi u bë i ditur nga Enea Karakaçi, i cili deklaroi se subvencioni do të përfshijë transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas.

Sipas ministrit, vendimi është marrë pas takimeve me shoqatat e transportit, përfaqësues të bashkive dhe institucioneve ekonomike, ku janë diskutuar shqetësimet e sektorit për rritjen e kostove operative.

“Bëhet fjalë për 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik. Këtë masë do ta fillojmë që nga muaji mars, kur nisën efektet e krizës së hidrokarbureve”, deklaroi Karakaçi.

Qeveria argumenton se masa synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës mbi operatorët e transportit publik dhe të shmangë pasoja të mëtejshme për qytetarët dhe tarifat e udhëtimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related