Qeveria dështoi me arsimin, mungesa e investimeve po godet ekonominë dhe po largon shqiptarët

Data

Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundësi punësimi dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Vendet që janë zhvilluar shpejt, të tilla si Koreja e Jugut, Estonia, Irlanda, Islanda etj., kanë një të përbashkët, investimet në kapitalin njerëzor, për të cilin kanë ndjekur një strategji efikase në arsim

Arsimi dhe përputhja e tij me strategjitë
zhvillimit është çelësi drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Shqipëria, në vend që të bëjë hapa para, fatkeqësisht ka ecur pas.

Në pesë vitet e fundit, investimet në arsim kanë shënuar rënie sistematike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2.9% të PBB-së nga 3.3% që ishin në 2020, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Kjo shifër është shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian, që i kalon 5% të PBB-së, por edhe në raport me rajonin, që luhatet në 4%.

Pasojat po duken tashmë qartë. Sektori i arsimit ka filluar të shpërfaqë rezultatet e politikave të gabuara me burimet njerëzore, me financimet dhe me strategjitë e zhvillimit.

Në dekadën e fundit, arsimi është lënë aq pas dore sa aftësitë e nxënësve po pësojnë rënie të shpejtë.

Rezultatet e fundit të PISA, një test vlerësimi ndërkombëtar i nxënësve, një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror, i cili bëhet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vendet anëtare dhe joanëtare të shteteve ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë dhe lexim, ishin më se zhgënjyese, si në matematikë edhe në letërsi.

Shqipëria shënoi rënien më të madhe në rezultate me vetveten në të gjithë historinë e PISA.

Së fundmi, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.

Teksa në disa objektiva, Shqipëria ka bërë progres të dobët ose ka qëndruar në vendnumëro, sektori i arsimit ka përkeqësim të fortë.

Një shoqëri e arsimuar është baza për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen, ndaj rënia e nivelit arsimor në vend është një ogur i keq për të gjithë fushat e zhvillimit social dhe ekonomik në të ardhmen.

Rezultatet e dobëta të vendit në arsim kaluan në heshtje, por një seri mësuesish dhe ekspertësh, që ushtrojnë profesionin në arsimin parauniversitar, pranojnë se rezultatet kanë rënë, duke dhënë edhe arsyet.

Ndryshimi i kurrikulës, përdorimi i gabuar i teknologjisë, mungesa e motivimit për mësuesit, rënia e nivelit profesional të mësuesve, notat fiktive dhe mendësia mes prindërve dhe nxënësve se shkolla nuk të bën të suksesshëm, janë disa nga shkaktarët e rezultateve të dobëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related