Të shtëna me ar…ë zjarri në SHBA, raportohet për 7 qytetarë të plagosur. Apeli i autoriteteve: Kujdes nga një person i armatosur, është i rrezikshëm

Data

Policia e Kentakit në SHBA raportoi për të shtëna me armë zjarri në orët e vona të së shtunës, ndërsa mediat thonë se 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Londrës, në jug të Lexington ku personat u qëlluan me armë zjarri në një rrugë.

Në një deklaratë video, kryebashkiaku i Londrës Randall Ëeddle tha se shtatë persona u plagosën, por jo të gjithë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri. Disa nga të plagosurit janë lënduar në një aksident trafiku, tha ai.

“Për momentin nuk ka të vdekur. Askush nuk u vra nga kjo, fatmirësisht, por ju kërkojmë që të vazhdoni të luteni, “tha Ëeddle.

Zyra e sherifit njoftoi gjithashtu se një “person me interes” është identifikuar në lidhje me të shtënat, duke thënë se ai duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm dhe njerëzit nuk duhet t’i afrohen atij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related