Do përballet me vetingun/ Si u shumëfishua brenda pak vitesh pasuria e prokurorit Xhemal Saliaj

Data

Prokurori Xhemal Saliaj i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019

Prokurori Xhemal Saliaj i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë do të përballet të premten më 4 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë,

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Xhemal Saliaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Xhemal Saliaj deklaron pasuri me vlerë 1.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.7 milionë lekëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related