“Qeveri që ka mblesëri me krimin”/ Alimehmeti: Detyra e opozitës për zgjedhje, të ofrojë alternativën

Data

Anëtar i kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti, i ftuat në në Syri Tv, komentoi sfidat e opozitës për zgjedhjet e vitit 2025, vendosur përballë të ‘qeverisë e cila tashmë komandohet nga krimi’, siç u shpreh ai.

Gjithashtu anëtari i kryesisë së PD, shtoi se e vetmja gjë që mund të bëjë opozita, është të ofrojë alternativën e saj më të mirë.

Sipas Alimehmetit, sfida do të jetë shumë e vështirë, pasi përballë nuk kanë një situatë normale dhe një parti politike, por krimin.

“Nuk diskutohet që sfida për 2025-ën, por edhe në vijim për opozitën është shumë e fortë si në shkallë bashkie, si në shkallë qarku dhe shteti. Pse?! Sepse përballë nuk kemi një situatë normale, nuk kemi një parti politike, por një mblesëri, që besoj dhe ju e keni shume të qartë dhe nuk ka shqiptar që nuk i di mblesëritë e kësaj partie dhe qeverie, me krimin me paratë e pista e me radhë.

Pra, çfarë po i vëmë përballë është diçka goxha e madhe një makineri e madhë parash të pista, të cilat na detyrojnë të gjithë neve, përfshirë votuesit e asaj partie, që të kemi një jetë të zymtë brenda kufinjve të Shqipërisë dhe që ka detyruar gjysmën e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related