Lleshaj për luftën në Lindjen e Mesme: Shqipëria duhet të sigurojë furnizime strategjike me energji, Irani ka tentuar të na godasë

Data

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar situatën e sigurisë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Shqipëria duhet të fokusohet në sigurimin e furnizimeve strategjike me energji dhe karburant.

Në një intervistë televizive, Lleshaj u shpreh se furnizimi i vendit me energji dhe karburant duhet të trajtohet si pjesë e strategjisë kombëtare të sigurisë.

Sipas tij, vendet serioze ndërtojnë partneritete strategjike me shtete të besueshme për të garantuar furnizimin në periudha krizash.

“Furnizimi i vendit me karburant është çështje strategjike. Vendet normale në këtë fushë kanë partneritete strategjike,” tha Lleshaj.

Ai theksoi se shteti shqiptar duhet të krijojë marrëveshje të drejtpërdrejta me vende furnizuese për të shmangur vështirësitë që mund të lindin në kohë krizash, duke shtuar se kjo lidhet jo vetëm me energjinë, por edhe me ushqimet bazë dhe medikamentet.

Ish-ministri u ndal edhe te siguria kibernetike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si të brishtë, veçanërisht pas sulmeve që vendi ka pësuar nga Irani.

“Siguria kibernetike është e brishtë në Shqipëri. Vendi është sulmuar nga Irani dhe nuk besoj se e ka marrë plotësisht veten, sidomos pas tronditjeve në AKSHI,” u shpreh ai.

Lleshaj paralajmëroi gjithashtu për tentativa të vazhdueshme të ndikimit dhe dezinformimit nga elementë të lidhur me regjimin iranian, të cilët sipas tij përpiqen të ndikojnë opinionin publik përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Në përfundim, ai theksoi se konflikti në Iran nuk është një luftë që i përket Shqipërisë dhe se nuk duhet të përdoret për të krijuar përçarje mes shqiptarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related