Putin me paralajmërim të fortë ndaj Perëndimit: “Nëse Evropa kërkon luftë, Rusia është gati”

Data

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një paralajmërim të rrezikshëm dhe sfidues ndaj vendeve evropiane, duke deklaruar se Rusia është gati për luftë nëse Evropa e kërkon atë. Deklarata e tij erdhi vetëm pak para takimit të planifikuar me biznesmenin amerikan Steve Witkoff, çka i dha akoma më shumë peshë mesazhit të Kremlinit.

Putin akuzoi liderët evropianë se janë përjashtuar vetë nga proceset e negociatave dhe se po pengojnë përpjekjet e administratës amerikane dhe të presidentit Donald Trump për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktet aktuale.

Sipas tij, Evropa nuk po tregon vullnet për paqe, por po e shtyn situatën drejt përshkallëzimit të konfliktit.

“Evropianët nuk kanë një agjendë paqësore. Ata janë në anën e luftës. Kërkesat e tyre janë të papranueshme për Rusinë,” u shpreh ai.

Në një mesazh tjetër me tone të forta, Putin deklaroi se Pokrovsk është nën kontroll të plotë të ushtrisë ruse, duke theksuar rëndësinë strategjike të qytetit në planet ushtarake të Kremlinit.

“Pokrovsk ka një domethënie të veçantë. Ai është një bazament i rëndësishëm për arritjen e objektivave tona,” tha Putin, deklaratë që u interpretua gjerësisht si demonstrim force dhe vendosmërie nga Kremlini.

Deklaratat e fundit të Putinit vijnë në një moment tensioni të lartë mes Rusisë dhe vendeve të BE-së, ndërsa analistët paralajmërojnë se retorika e ashpër ushqen frikën e një përshkallëzimi të ri në Evropë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related