Fluksi më i lartë është regjistruar në Kapshticë, ku janë regjistruar 7449 shtetas në hyrje, një numër i cili përfaqëson nivelin më të lartë të hyrjeve gjatë muajve të fundit. Po ashtu, nga Shqipëria drejt Greqisë kanë dalë 4837 shtetas.
Në dy pikat kryesore të kalimit kufitar të juglindjes së vendit, ka pasur një fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit. Edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka pasur një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh. Gjatë 24 orëve të fundit, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 5551 shtetas, ndërsa kanë dalë 4988 shtetas nga vendi ynë.
Për të menaxhuar këtë fluks të lartë, Policia e Shtetit ka vendosur punën me numrin maksimal të sporteleve në të dyja pikat kufitare, për të siguruar kalimin e shpejtë dhe pa probleme të qytetarëve.
