Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për taksimine profesioneve të lira nuk ishte i qartë, prandaj nuk u zbatua menjëherë. Malaj u pyet nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbi këtë çështje, ai tha se Kushtetuesja, pas një kërkese nga dikasteri që ai drejton, nuk dha opinion për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e realizuara nga efekti i këtij ligji, ishin legjitime.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte i qartë për vetë faktin se nuk shprehesh se çfarë duhet të ndodhet me të ardhurat që ishin mbledhur për sa kohë ligji ishte në fuqi. Ministria ka kërkuar një kërkesë për tu shprehur, Gjykata Kushtetuese nuk dha një opinion për këtë çështje duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e realizuara nga efekt i këtij ligji, ishin legjitime. Pavarësisht kësaj, qeveria kishte vullnetin për t’i kthyer mbrapsht këto para të mbledhura nga profesionistëve të lirë”, tha Malaj.
