PS votoi kundër dërgimit të Xhaçkës në Kushteteuse, Bardhi: Iu dha statusi ‘e paprekshme nga drejtësia

Data

Një ditë pasi Kuvendi votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës, në Gjykatë Kushtetuese ka reaguar dje sërish nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi, i cili thotë se ky është një akt i paprecedentë në 33 vite. Sipas Bardhit, Olta Xhaçkës iu dha statusi “ e paprekshme nga drejtësia”, ndërsa theksoi se “vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot”. “Vendimi i djeshëm i Kuvendit që i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitores strategjike Olta Xhaçka, është akti më i paprecedentë i ndodhur në 33 vjet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot. Duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës. Mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancës që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij. Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhaçkës, përgjegjësia mund të vonojë, por do të vijë”, shkroi dje Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related