Olta Xhaçka reagon pas deklaratës skandaloze: Ma nxorën nga konteksti dashakeqësit

Data

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi e ktheu gjithë mazhorancën në Kuvend në mburojë të mandatit të saj si deputete, në mbrëmje doli dy ditë më parë në një media në televizion për t’u shfajësuar nga akuzat për konflikt interesi për shpalljen e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi investitor strategjik. Por, gjatë mashtrimeve se ajo nuk ia kishte idenë se do firmoste për shpalljen e burrit investitor strategjik, apo se bashkëshorti i saj nuk kishte informacion se prona ku do ndërtonte resortin ishte me letra të falsifikuara, Xhaçkës i shpëtoi një deklaratë sa skandaloze po aq edhe raciste. “Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrën në plazh”, tha Xhaçka, teksa mundohej të shpjegonte pse si deputete e zgjedhur me votën edhe të atyre të malësisësë Kolonjës, nuk është në papajtueshmëri mandati. Ditën e djeshme, Olta Xhaçka u shfaq sërish në televizion për të justifikuar këtë deklaratë skandaloze. Ish-ministrja e Ramës me burrin strategjik tha se ndaj saj vazhdon dashakeqësia që i nxjerrin deklaratat nga konteksti. “Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti”, deklaroi Xhaçka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related