Deklaratat e Braçes për lajmet e vrasjes së Martin Canit, Zhupa: Qeveria kërkon të përndjekë gazetarët

Data

Pasi kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe deklaroi tha se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani është rast tipik dezinformimi politik, deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin.

Ndërsa më tej Zhupa tha se u kërkua ndjekje penale për gazetarët.

Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët“, tha Zhupa.

Por, Braçe hodhi poshtë akuzat duke thënë se ka kërkuar që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. E madje, Zhupën e akuzoi si një dezinformuese të këtij rasti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related