Ditën e martë pritet të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve. Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet ndryshimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit, ku do të futen në rendin e ditës dhe ngritja e dy komisioneve hetimore.
Ky zhvillim vjen në vijim të dakordësisë së arritur mes kreut të grupit parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi dhe atij socialist Bledi Çuçi.
