Shehi: Pensionet janë në nivel mizerje, Rama po e përdor skemën si propagandë

Data

Ish-kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në një studio televizive ka folur për rritjen e pensioneve.

Shehi tha se Rama e ka kuptuar që kjo puna e pensioneve nuk shkon më.

Më tej, Shehi u shpreh se situata nuk është më në nivel varfërie, por nivel mizerje.

Sa i përket skemës së pensioneve, Shehi tha se ka një element propagande.

“Rama e ka kuptuar që kjo puna e pensioneve nuk shkon më. Nuk është më nivel varfërie, sot është nivel mizerje. Gjithë skema që ka menduar ka një element propagande.

Duhet një pension më dinjitoz. Se për 5 vite skema e pensioneve do 10 miliardë. Mund të përmirësohet dhe eficenca”, tha Shehi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related